Ministri Gjiknuri, hetim shperthimeve ne zonen naftembajtese te Marinzes.

Ministri I Industrise dhe Energjetikes Damian Gjiknuri I shoqeruar nga deputet Subashi dhe Bufi kane zhvilluar nje takim mesditen e se shtunes me banore te komunes Zharez, Patos, Roskovec te cilet kane ngritur shqetesimet e tyre ndaj kompanise Albpetrol dhe kompanive te huaja qe operojne ne zonen naftenxjerrese te Marinzes.
imageGjiknuri eshte ndalur ne tre pika per te qetesuar disi banoret e ketyre zonave. Se pari Gjiknuri ka pohuar se kompania  e naftes Albpetrol ka kryer shume abuzime. “Ne do te fillojme nga reforma duke bere edhe zevendesimin e  drejtuesve te kesaj kompanie si dhe te keshillit mbikqyres sepse kane abuzuar dhe nuk kane kryer detyrat ashtu sic e parashikon ligji.Se dyti Ai ka thene se  :”Shume shpejte do sjellim ( qe te henen) nje keshill te pavarur te cilet jane eksperte dhe do te kontorllojne veprimtarine ekonomike te kesaj kompanie. Abuzuesit do te cohen ne hetim, ne prokurori nderkohe qe do te bejme edhe zevendesimin e drejtuesve te kesaj kompanie”.
E treta ka qene shikimi dhe kontroli I bashkepunimit qe ka bere kompania Albpetrol  me kompanite e huaja qe operojne ne kete fushe naftenxjerrese.Gjiknuri ka pohuar se qeveria e meparshme ka pasur syte e mbyllur dhe veshet e shurdhet ndaj abuzimeve qe jane kryer nga kompania Albpetrol nderkohe qe banoreve u ka dhene te drejte per shqetesimet qe ata kane ngritur ne kete takim. Kompanite e huaja te ruajne e te zbatojne kontratat e punes e te aktivitetit por pa demtuar edhe komunitetin, ka thene ai. Gjiknuri ka pohuar se kompania Albpetrol do te pergjigjet edhe per largimnet nga puna qe ka kryer ne keto tete vjet.
Banoret nga ana e tyre kane ngritur shqetesimin per shperthimet qe kryejne kompanite e huaja dhe demet qe u jane shkaktuar nga ketyo shperthime ne banesat e tyre. Probleme kane qene edhe ndotja e ajrit, largimet nga puna te 1 800 punonjesve  te shkarkuar qe e llogaritur ne dollar kap shifren e 900 milion dollareve. Banoret kane kerkuar hetim, dergim para ligjit te shkaktareve qe e cuan kete kompani drejt shkaterimit si dhe  kthimin e saje ne prone kombetare.

 

Comments