Boksierët fierakë Xhulio Vrenozi dhe
Arnold Kuqari kanë triumfuar sot në Kampionatin Ndërkombëtar: “Memorial
Vllaznia 2014”. Të dy boksierët kanë kaluar dy turne duke mundur përkatësisht kampionin e Italisë dhe Kosovës.
Xhulio Vrenozi ka aritur që të mposhtë kampionin e Italisë në peshën 69 kg, kurse Arnold Kuqari u ndesh dhe fitoi ndaj kampionit të Kosovës.
Ndër 10 boksierët më të mirë të Shqipërisë të grupuar në skudrën kombëtare, dy prej tyre kanë qenë pikërisht boksierët fierakë Xhulio Vrenozi dhe Arnold Kuqari, të cilët nën drejtimin e trajnerit të tyre Baftjar Abazi kanë dhënë maksimumin, duke u kualifikuar për në finale.
Në kampionatin Ndërkombëtar të Boksit “Memorial Vllaznia 2014” marrin pjesë skuadrat përfaqësuese të:
* Italisë;
* Kazakistanit;
* Zelandës së Re;
* Bullgarisë;
* Sllovenisë;
* Maqedonisë;
* Malit të Zi;
* Kosovës dhe Shqipërisë pritëse;
Sipas burimeve te informacionit nga ngrupi I sportisteve mesohet se nje aritje ka qenë përzgjedhja e dy boksierëve nga kombëtarja jonë, nderkohe qe kualifikimi I tyre në finalen e sotme ( e diel) . Italia gjithmonë ka nxjerrë boksierë të forte, por mundja e kampionit Italian nga Xhulio Vrenozi ka dhënë një mesazh triumfi.
Comments
Post a Comment