Autoritetet policore të Bavarisë në Gjermani, në bashkëpunim
me autoritetet doganore të këtij vendi, kanë shkatërruar një rrjet
shqiptar të trafikut të drogës, që brenda një periudhe kohore kishin
arritur të fusnin në landin e Bavarisë 5.6 ton hashash.
Shkatërrimi
i këtij rrjeti trafikantësh ka ardhur pas një hetimi 6 mujor nga
policia e Bavarisë dhe Saksonisë. Sasia e madhe e hashashit fshihej në
kamione që supozohej të transportonin gurë natyrale. Por në vend të
blloqeve të granitit, dogana zbuloi se kishte blloqe të lira prej
betoni, të mbushura me hashash.
Shkatërrimi
i këtij rrjeti trafikantësh ka ardhur pas një hetimi 6 mujor nga
policia e Bavarisë dhe Saksonisë. Sasia e madhe e hashashit fshihej në
kamione që supozohej të transportonin gurë natyrale. Por në vend të
blloqeve të granitit, dogana zbuloi se kishte blloqe të lira prej
betoni, të mbushura me hashash.
Sasia
e fundit e sekuestruar i përket tetorit të vitit 2013-të, 645 kg
marijuanë të fshehura në blloqe betoni. Blloqet ishin përpunuar në atë
mënyrë që të dukeshin si gurë graniti të përpunuar.
Sot
policia arrestoi tetë persona, mes moshës 30-49 vjeç, të dyshuar si
kontrabanduesit e sasisë rekord të marijuanës prej rreth 5.6 ton. Në
krye të trafikut besohet se qëndrojnë dy vëllezër shqiptarë. Të
arrestuarit janë në paraburgim. Asnjë prej tyre nuk ka dëshmuar. Një person i nëntë, i dyshuar si pjesë e bandës është arrestuar në Austri.
Kreu
i anti-narkotikëve në Mynih, Jurgen Thiel tha se kjo është sasia më e
madhe e drogës e kapur në 20 vitet e fundit në landin e Bavarisë.
“Nëse
sasia e marijuanës do të kishte dalë në treg do të kapte shifrën e 50
milionë eurove. Droga ishte fshehur në blloqe gurësh natyralë, të cilët
do të transportoheshin për në Gjermani. Blloqet ishin përpunuar në atë
mënyrë që të dukeshin si gurë graniti të përpunuar” - tha Thiel.
Mediat
bavareze thonë se paketimi është bërë në Shqipëri, ku marijuana mbillet
në liri. Shqiptarët kishin përgatitur blloqe betoni me hapësirë të
nevojshme për të mbajtur sasinë gjigande.
POLICIA: SEKUESTRIME TË LËNDËVE NARKOTIKE JANË KRYER MUAJ MË PARË
Policia
e Shtetit sqaroi se “Lidhur me lajmin e publikuar për sekuestrimin e
një sasie prej 5.6 tonë marijuanë në Gjermani me origjinë nga Shqipëria,
sqarojmë se nga komunikimi me autoritetet ligjzbatuese Gjermane, nuk
rezulton që të jetë sekuestruar një sasi e tillë as gjatë ditës së sotme
dhe as gjatë ditëve të fundit. Sekuestrime të lëndëve narkotike janë
kryer muaj më parë. Rasti konkret i publikuar në media (me foto) i
përket një rasti të vitit 2013 të muajit tetor, ku u kap një sasi rreth
685 kg kanabis sativa në Nurenberg, për këtë ka patur dhe një procedim
të regjistruar në Shqipëri nr 233 dhe autoritetet shqiptare kanë qenë
pjesë e hetimit e kanë ofruar bashkëpunim.”
fieri.com
Comments
Post a Comment