Golik Meta 19 vjecar banues ne Drizar te komunes Fratar 35 km
larg qendres Ballsh eshte veteplagosur me arme zjarri pistolete duke luajtur
bilardo. Lajmi konfirmohet si nga burime
zyrtare te policise mallakastriote ashtu edhe nga ato prej vendgjarjes.
Sipas ketyre burimeve mesohet se Meta ka qene duke luajtur bilardo me nje bashkemoshatarin
e vet. Ka qene ora 13 e mesdites se
sotme. 19 Vjecari ka pasur pistoleten ne xhep te pantallonave dhe teksa eshte
shtrire mbi fushen e bilardos per te gjuajtur me steke pistoleta I eshte shkrehur ne xhepin e
pantallonave dhe si rezultat plumbi I dale prej saje e ka prekur ne kofshe.
Pasi ka ndodhur veteplagosja 19 vjecari ka dale nga bilardoja dhe ka fshehur
pistoleten qe mbante pa leje e me pas ka shkuar per te mare mjekim.
I plagosuri eshte
derguar menjehere ne ambulancen e Fratarit ku I eshte dhene ndihma e pare
mjeksore e me pas ne spitalin e Ballshit. 19 vjecari eshte jashte rrezikut per
jeten.
Polica ka
shkuar menjehere ne vendgjarje duke mare te gjitha masat. Ne pyetje eshte marre
edhe 19 vjecari Meta I cili ka treguar se si kishte ndodhur ngjarja. Rrefimi I tij ka qene I njejte me ate qe kane thene edhe deshmimtaret okulare
te ngjarjes. Forcat e policise kane gjetur
edhe armen e zjarit pistolete qe 19 vjecari mbante pa leje.
fieri.com

Comments
Post a Comment