Po, bëhet trafik droge me avionë në Shqipëri. Pas përplasjes
së fortë në Parlamentin shqiptar, thashethemnaja e madhe rezultoi e
vërtetë. Por jo vetëm kaq, së shpejti në vendin tonë do çelet një biznes
për blerjen e avionëve sportivë.
Të
paktën kanë filluar tratativat për hapjen e një biznesi të tillë. Këtë
fakt e pohon një emigrant shqiptar që prej 20 vitesh jeton në Itali.
Bëhet fjalë për Fatmir Gjatën, i cili ndodhet në Fier, pasi po merr
pjesë në panairin e librit “Fieri 2014”, me dy libra të botuar prej tij.
Në një intervistë për fieri.com , Gjata pohon se deri tani janë
bërë 20 porosi për blerjen e avionëve sportivë. Madje, ai rrëfen se dy
deputetë të njohur, njëri i PD-së dhe tjetri i PS-së, kanë porositur
blerjen e avionëve sportivë në fabrikën e Torinos. I pyetur se sa ka
ndikuar zhurma e madhe që po bëhet këto ditë në lidhje me transportimin e
drogës me avionë sportivë në përpjekjet që po bën për hapjen e biznesit
të avionëve sportivë, ai tha se “është një fushatë e mirë publicitare
për ne”.

Zoti Fatmir, si ju lindi ideja për ndërmarrjen e një aktiviteti të tillë, pra me biznes avionësh?
Që
prej 20 vjetësh jam emigrant në Itali, konkretisht në Torino. Duke u
interesuar për hapjen e bizneseve të reja, më lindi ideja që të merrem
me biznesin e avionëve privatë. Këtë ide fillimisht e bisedova me një
mikun tim në Tiranë. Pas diskutimesh të shumta, ai ra dakord që të
investonte një shumë lekësh në këtë biznes, duke qëndruar në Shqipëri.
Ndërsa unë, duke qenë rezident në Torino, do të bëj pjesën tjetër të
punës në vendin fqinj.
Në çfarë faze është biznesi juaj?
Pas
takimesh të shumta mes grupit tonë me palën italiane (përfaqësues të
fabrikës së prodhimit të avionëve sportivë në Torino) kemi rënë dakord
që ata të vijnë në Shqipëri në ditën e inaugurimit. Italianët do të
japin një shfaqje sportive për pjesëmarrësit në ceremoninë e çeljes së
biznesit të avionëve sportivë.
Mund të na jepni të dhëna për avionët sportivë?
Avioni
sportiv është i gjatë 5 metra, ndërsa gjerësia e krahëve, 6 metra e
pak. Ai harxhon karburant sa një makinë, ndërkohë që mban një pilot dhe
një pasagjer. Shpejtësia e tij arrin nga 120 deri në 160 km/orë. Kur
shkon për të blerë avionin sportiv, firma të pyet nëse mund ta montosh
vetë atë. Pra kemi të bëjmë me një manual ndërtimi që shoqëron pjesët e
avionit, ku fare thjeshtë e monton një mekanik. Kjo, në bazë të skicave
që ka manuali që e shoqëron atë. Kush e kryen montimin vetë, përfiton
një ulje prej 10 mijë eurosh.
A keni marrë ndonjë porosi që të sillni avionë sportivë në Shqipëri? Sa dhe cilët janë porositësit?
Shqipëria
nuk ka milionerë, por miliarderë. Pas negociatave të bëra për muaj të
tërë, janë bërë porosi për 20 avionët e parë sportivë, të cilët, brenda
gjashtëmujorit pas dhënies së porosisë do të jenë në duart e tyre. Ata
që i kanë porositur janë biznesmenë dhe të dhënë pas fluturimeve me
avion.
A ka ndonjë emër të njohur biznesmeni apo deputeti?
Emra
nuk mund të jap, pasi nuk jam i autorizuar. Ajo që mund të them është
fakti se, ndër 20 porositësit, njëri është deputet i njohur në PD dhe
tjetri po deputet i njohur në PS. Pastaj dihet që deputetët janë edhe
biznesmenë të fuqishëm, për vetë faktin që bizneset i mbrojnë nën emrin e
deputetit.
Gjatë
ditëve të fundit është bërë zhurmë e madhe në Shqipëri në lidhje me
transportimin e drogës me avionë sportivë. Ka ndikuar kjo në punën tuaj
për hapjen e biznesit me avionë sportivë?
Përkundrazi,
ajo qe një fushatë e mirë publicitare për ne. Faktikisht ne kemi mbi 6
muaj që kemi nisur këtë biznes, me takime, konsulenca, deri në rënien
dakord dhe me nënshkrimin e kontratave, gjë që ka mbetur në fazën e
inaugurimit.
fieri.com/Xhemil Beharaj
Comments
Post a Comment