Policia ne 24 ore, 8 ne pranga dhe 1 ne kerkim,



Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut arrestohen/ndalohen 8 shtetas, dhe procedohet 1  në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme 

1. Më datë 17.05.2014, nga Komisariati I Policisë Fier u bë kapja dhe ndalimi I shtetasit të shpallur në në kërkim Fatjon Vasil Nushi, vjec 27, banues në  Marinëz Fier. Ndalimi I këtij shtetasi u bë pasi me vendim penal nr.384 date 07.11.2012 të Gjykates së Rrethit  Gjyqesor Fier, ky shtetas është dënuar me 2(dy) vjet e 4(katër) muaj burg, për veprën penale  ‘Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal. Ngjarja ka ndodhur më datë 18.03.2012 në fshatin Marinëz Fier, ku shtetasi   Fatjon Nushi, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasin P. H.Materialet do ti kalojne per kopetence Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
2. Më datë 17.05.2014, nga Komisariati I Policisë Fier u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Arben Xhafo Muhaj, vjec 51, banues në Fier.Ndalimi I tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin Nr. 513, datë 15.05.2014 ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale ”Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, të parashikuar nga neni 279 i K.Penal.Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
3. Më datë 17.05.2014, nga Komisariati I Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi Agron Isa Çala, vjec 45, banues në Kallm Fier.Arrestimi I tij u bë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal, sepse më datë 17.05.2014, rreth orës 09.20, në lagjen “1 Maji” Fier, është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin e motoçikletë, tip “LONÇIN”, pa targë, i pa paisur me Leje Drejtimi. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.
 4. Më datë 17.05.2014, nga Komisariati I Policisë Lushnje u bë ndalimi I shtetasve:
- Arjan(Gramoz) Baftjar Meçi, vjec 23 banues në fshatin Kryekuq Lushnje.
- Marjus Tafil Sallu, vjec 22, banues ne fshatin Kryekuq Lushnje.
Ndalimi i këtyre shetasve u bë sepse më datë 16.05.2014,  rreth orës 21.00, në fshatin Kryekuq, dyshohen se kane vjedhur 11(njëmbëdhjetë) thasë me patate në tokën e shtetasit S. T., në fshatin Kryekuq Lushnje.Materialet proceduriale do kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Lushnje për veprën penale “Vjedhjes në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal. 
5. Më datë 17.05.2014, nga Komisariati I Policisë Lushnje u arrestua në flagrancë shtetasi Hasan Hekuran Çullhaj, vjec 53, banues në Lushnje.Arrestimi I tij u bë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal, sepse më datë 17.05.2014, rreth orës 22.20, në lagjen “Gafur Muço” Lushnje, është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin e triçikël, pa targë, pa dokumentacionin përkatës dhe i pa paisur me Leje Drejtimi. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprime të mëtejshme.
6. Më datë 17.05.2014, nga Komisariati I Policisë Lushnje, rreth orës 21.55, në kuadër të një operacioni policor u bë kapja dhe u shoqërimi në Komisariat i shtetasit të shpallur në kërkim Xhulijan Ilirjan Dyrmishi, vjec 21, banues ne Shkozet Durres.Ky shtetas është shpallur ne kerkim nga Drejtoria e Policise Durres për veprën penale “Vjedhje në bashkepunim”, parashikuar nga neni 134/2 dhe është  denuar me 4(kater) vjet burg.Për këtë shtetas u krye procedura e dorezimit Komisariatit të Policisë Durrës.
7. Më datë 17.05.2014, ora 20.00, nga Komisariati I Policisë Mallakastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Golik Merkaj, vjec 19, banues në Drizar Mallakaster.Arrestimi I tij u bë për veprën penale “Mbajtje pa leje te armëve luftarake e municioneve”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal.Më datë 17.05.2014, rreth orës 13.30, në fshatin Fratar Mallakastër është vetëplagosur me armë zajrri pistoletë të cilën e mbante pa leje. Shtetasi Golik Merkaj pas mjekimit në spitalin Fieri është jashte rrezikut për jetën.Në lidhje me këtë ngjarje filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. P. vjec 23, banues në fshatin Bejar Mallakastër, sepse ka konsumuar elementet e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal, pasi ka marrë dhe ka larguar nga vendi i ngjarjes duke fshehur armën e krimit.Grupi hetimor kreu veprimet e para ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma ezjarrit tip pistoletë. Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime  të mëtejshme.


Comments