Policia, 4 ne pranga dhe 2 ne kerkim.

Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut arrestohen 4 shtetas, 2 shpallen nw kwrkim dhe procedohen 4 shtetas në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme.
1.Më  datë  14.05.2014 nga Komisariati i Policisë Fier në kuader të operacionit “ERA” u bë ndalimi i shtetasve:
 -Arjan Behar Balla, vjec 24, banues në Kallm i Vogel Fier.
-Arti Jorgji Baka, vjec 40, banues në Levan Fier.
-Viktor Bashkim Buzi, vjec 23, banues në Kallm i Vogel Fier.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale të “Vjedhjes e kryer në bashkëpunim”    parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.Më datë 26.03.2014, në bashkëpunim me njeri tjetrin këta shtetas dyshohen se kanë vjedhur motoçikletën me targa AA770, në pronesi të shtetasit R. M., në fshatin Frakull e Madhe Fier. Në cilësin e provës materiale u bë sekuestrimi i motoçikletes tip “Lonxia”.   Mterialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
  2.Më datë 14.05.2014, ora 12.30, nga Komisariati i Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë shtetasit Neritan Zaçe Braka, vjec 42, banues në Zhupan Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse rreth orës 10.00 në vendin e quajtur Kryqzimi i Parkut, është kapur nga patrulla e Policise rrugore duke drejtuar një motoçikletë tip “Lonçin” me targe FR 653 B, pa leje drejtimi.  Materialet do ti kalojnë  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale ”Drejtim I mjetit në mënyrë të pa rregullt” parashikuar nga neni 291 I Kodit Penal.
 3.Më datë 14.05.2014, nga Komisariati i Policisë Fier filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit Emanuel  Avdulaj, vjec 20, banues në Patos Fier dhe po punohet për kapjen e tij.Procedimi ndaj këtij shtetasi  filloi pasi dyshohet se i ka vjedhur me anë të mashtrimit automjetin tip Benc pa targa, shtetasit S.S. Materialet do ti kalojnë  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale ”Vjedhje me anë të mashtrimit” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.
4.Më datë 14.05.2014, nga Komisariati i Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjëndje te lirë për shtetasin F.H., vjec 31, banues në Thanasaj Lushnje. Procedimi penal për këtë shtetas filloi se më date 13.05.2014 rreth orës 21.40  ka  ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij  shtetasit A.H., vjec 23.Materialet do ti kalojnë Prokororisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje, për veprën penale “Dhuna ne familje”,parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal
 5.Më datë 14.05.2014, nga Komisariati i Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjëndje te lire për shtetasin F.L., vjec 41, banues në Tëebuf Lushnje. Procedimi penal për këtë shtetas filloi se më datë 13.05.2014 rreth orës 16.10 ka dëmtuar me bagetitë e tij, pronën e shtetasit Y.K. në fshatin Cermë e Sipërme Lushnje.Materialet do ti kalojnë Prokororisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje, për veprën penale të“Shkatërrim prone”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal
 6. Më datë 14.05.2014, nga Komisariati i Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin E.C., vjec 27, banues në Lushnje.Procedimi penal për këtë shtetas filloi pasi më datë 13.05.2014 rreth orës 18.10  duke drejtuar automjetin ,autoveture tip Mercedes benc me targa AA242BX  në fshatin Babunje Lushnje i ka dëmtuar 3(tre) peme të llojit agrume, shtetasit Z.H.Materialet do ti kalojnë Prokororisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje, për veprën penale  “Shkatrrim prone”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal
 7.Më  datë  14.05.2014 nga Komisariati i Policisë Lushnje, fillloi procedimi penal në gjendje të lire për shtetasin I.R., vjec 29, banues në LushnjeProcedimi penal filloi për veprën penale të “Përvetesimit të parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale “  e parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka blerë një motocikletë të vjedhur.Gjithashtu filloi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit F.Jonuzi për veprën penale “Vjedhje”  parashikuar nga neni 134  i K.Penal, pasi dyshohet se me datë 10.05.2014, në fshatin Grabjan Lushnje ka vjedhur motoçikletën tip YAMAHA, pa targa në pronësi të shtetasit L.J.Materialet do  ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprime të mëtejshme.
 8.Më datë 14.05.2014, gjate orëve të nates në fshatin Çorrush Mallakaster është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit  H.D. ku kane marrë mallra me një vlere 20.000 leke. Po punohet per identifikimin dhe kapjen e autoreve.Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorise Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme, për veprën penale të “Vjedhjes“, parashikuar nga neni 134  i Kodit Penal.
fieri.com

Comments