Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Fier, ku është vrarë
me armë zjarri shtetasi Agron Ymeraj, 51 vjeç, banues në Fier,
strukturat policore janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e saj.
Dyshohet se viktima është qëlluar për shkak të disa konflikteve të mëparshme.
Në datë 10.08.2010
shtetasi Eni Veshi dhe shtetasi Lorenc Buzi kanë tentuar të vrasin
shtetasin Juljan Ymeraj (djali i viktimës Agron Ymeraj).
Për këtë tentativë vrasje, ata janë dënuar me kusht.
Në datë 31.08.2011
shtetasi Juljan Ymeraj dhe vëllai i tij dyshohen se kanë vrarë shtetasin
Koli Veshi dhe kanë tentuar të vrasin djalin e tij, shtetasin Eni
Veshi.
Për këtë ngjarje
janë arrestuar si autorë të dyshuar Juliani dhe i vëllai, por me vendim
nr. 304 datë 30.09.2013 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, janë
deklaruar të pafajshëm dhe janë liruar, ndërsa Prokuroria ka kërkuar për
secilin prej të dyshuarve nga 25 vjet burg.
Ky vendim është apeluar nga Prokuroria e Rrethit Fier.
Janë duke u kryer
veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për të cilën ka
të dhëna se si autor i dyshuar i saj është shtetasi Eni Veshi.
fieri.com
Comments
Post a Comment