Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla bëri të ditur se nga
organi i akuzës janë nën hetim cështje të rëndësishme që nëse
rezultojnë të suksesshme mund të kenë ndikim në të ardhmen e vendit.
Deklarata u bë në takimin e organizuar sot për bashkëpunimin
ndërinstitucional me Policinë, ku Prokurori i Përgjithëm, Adriatik
Llalla, u shpreh se “sfida jonë e përbashkët është përballja me krimit.
Kjo nuk është e lehtë, por jo e papërballueshme”.
"Takime
si ky i sotmi janë shumë të rëndësishme për luftën kundër
kriminalitetit në vend. Kemi në proces hetimi mjaft raste të
rëndësishme, të cilat nëse do të rezultojnë të suksesshme mund të kenë
ndikim të rëndësishme në ardhmen europiane të vendit. Ky bashkëpunim
(prokurori-polici) është i shoqëruar edhe me raste konkrete suksesi.
Janë vendosur përballë përgjegjësisë ligjore zyrtarë të niveleve të
ndryshme, prokurorë, gjyqtarë, grupe apo struktura të ndryshme
kriminale”, u shpreh kryeprokurori Llalla.
"Takime
si ky i sotmi janë shumë të rëndësishme për luftën kundër
kriminalitetit në vend. Kemi në proces hetimi mjaft raste të
rëndësishme, të cilat nëse do të rezultojnë të suksesshme mund të kenë
ndikim të rëndësishme në ardhmen europiane të vendit. Ky bashkëpunim
(prokurori-polici) është i shoqëruar edhe me raste konkrete suksesi.
Janë vendosur përballë përgjegjësisë ligjore zyrtarë të niveleve të
ndryshme, prokurorë, gjyqtarë, grupe apo struktura të ndryshme
kriminale”, u shpreh kryeprokurori Llalla.
Pas takimit Llalla u pyet nga gazetarët.
“Nuk
mund të flas me emra”-kështu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve
kryeprokurori Adriatik Llalla, për një përfshirje të mundshme të
deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë në çështjet që po hetohen nga
Prokuroria.
Llalla
u përgjigj se nuk mund të përmendi emra. “Nuk mund të flas me emra.
Kemi disa çështje që janë në proces hetimi, ndaj pritet rezultati i
tyre, "-deklaroi Llalla menjëherë pas mbylljes së takimit me Ministrin e
Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai theksoi se hetimet në lidhje me këtë
cështje janë në vazhdim.
Ndërkohë
gjatë fjalës së tij në tryezën me ministrin Tahiri, Llalla përmendi
edhe rezultatet e analizës per bashkepunimin e Prokurorisë dhe Policisë.
“Ka rritje të efektivitetit, të shpejtësisë së veprimeve, cilësisë së
referimit të veprës penale, mënyren e kërkimit dhe marrjes së provave,
së bashku kemi arritur të realizojmë operacione të rëndësishmë, të cilat
kanë pasur si objekt goditjen e strukturave të ndryshme kriminale”,
shtoi Llalla. Ai foli edhe për problematikat e çdo dite. “Konstatojmë se
problematikat e çdo dite eliminohen nëpërmjet respektimit rigoroz të
ligjit”, tha Llalla.
Prokurori
i Përgjithshëm tha se “Prokuroria dhe Policia e Shtetit janë
përfituesit të drejtpërdrejtë të disa prej projekteve evropiane dhe
amerikane për forcimin e teknikave të hetimit. Falë tyre kemi formësuar
disa elementë të cilat na afrojnë me standardet europiane”.
Kryeprokurori
Adriatik Llalla garantoi mbështetje për strukturat policore në sfidën e
përbashkët, përballja me krimin. Llalla theksoi se kjo nuk është një
sfide e lehtë.
“Prokuroria
mbështet strukturat policore për të zbatuar me rigorozitet ligjin.
Sfida jonë e përbashkët mbetet përballja me krimin. Nuk është një sfidë e
lehtë, por plotësisht e përballueshme nga ne. Takime si ky i sotmi janë
të rëndësishëm për të diskutuar mbi luftën kundër korrupsionit dhe
krimit të organizuar, të cilat janë edhe prioritet për integrimin. E
gjej me vend të vlerësoj disa aspekte të këtij bashkëpunimi. Së bashku
kemi arritur të realizojmë operacione shumë të rëndësishme. Ka edhe
problematika që punojmë dita-ditës ti zbusim dhe eliminojmë”.
fieri.com
Comments
Post a Comment