Naftëtarët e
Ballshit kanë vijuar edhe sot protestat e tyre. Qindra punonjës të Kombinatit
të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, kërkojnë pagesat e prapambetura
prej administratorëve të ARMO-s. Punonjësit e naftës bojkotuan punën dhe
protestuan për plotësimin e kërkesave të tyre.
Ndonëse në
ditën e katërt të protestës së tyre, punonjësit thonë se nuk kanë marrë asnjë
sinjal pozitiv nga drejtuesit e ARMO-s për zgjidhjen e situtatës.
Protestuesit
theksojnë se janë të vendosur të vijojnë protestën derisa kërkesat e tyre të
merren në konsideratë. Shumë prej tyre theksuan se paga e kësaj pune ishte e
vetmja e ardhur për familjen. Për këtë shkak, ata kërkojnë me ngulm që të
paguhen për punën e kryer, pasi nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të mbajtur
fëmijët e tyre.
Kjo nuk
është hera e parë që punonjësit e KPTHN-së në Ballsh protestojnë. Gjatë muajve
të fundit, ata kërkuan disa herë të plotësohej kjo kërkesë, pra të merrnin
pagesën e rrogave të prapambetura, por më pas u detyruan të vijonin sërish
punën.
Punonjësit
thonë se administratorët e rinj u patën premtuar dhënien e parave, si dhe
rikthimin e të hequrve nga puna. Të njëjtin premtim kanë bërë pronarët azerë
para qeverisë së mëparshme edhe verën e kaluar, kur morën në dorë pronësinë mbi
ARMO-n. E megjithatë, punëtorët e naftës pohojnë se asnjë nga këto premtime nuk
është mbajtur dhe kjo ka rënë në kurriz të tyre dhe familjarëve.
fieri.com
Comments
Post a Comment