Ja kryetarët e PS për 4 bashkitë Fier, Patos, Roskovec e Mallakastër

Ka përfunduar proçesi i zgjedhjes së kretarëve të PS për bashkitë e rrethit Fier dhe Mallakastër  Ndërkohë që në Roskovec dhe Mallakastër kishte nga dy kandidatura në Fier dhe Patos ka qënë një kandidaturë që do të thotë nuk ka pas proces votimi një anëtar një votë por me konsesus.

Në votimin për kreun e PS bashkia Fier  media nuk u la as që të futej  brënda e të ndiqte procesin nga afër , cka lë për të dyshuar për këtë proces , që dë të thotë 100% fitore e kandidatit.
Siparin e procesit e hapi Mallakastra  ku ishin dy kandidatë për krytarë të PS së kësaj bashkie Xhuljana Ymeri dhe Mbarime Isufaj. Nga 75  votues me diferencë 15 vota ka fitur Mbarime Isufaj  e cila është edhe nënprefekte e Mallakastrës , postin e kryetares së PS bashkia Mallakastër
Në bashkinë Roskovec  morën pjesë 53 votues   për dy kandidatë Maks Goga dhe Ermira BUzi , me 2/3 e votave, pra 35 vota fitoi Maks Goga postin e kryetarit të Ps në bashkinë Roskovec
Në bashkinë Patos nga 58 votues , votuan 51 dhe ishte një kandidaturë ajo e Klajdi Alisinanit i cili mori 100 % të votave  të votuesve.
Në bashkinë Fier , ndryshe nga cfarë pritej nga emrat e lakuar me kontribute në PS për vite e vite me radhe në shumë fushata elektorale për pushtet qëndror e lokal , figura me peshë e stazh , vjetërsi në radhët e kësaj partie , Në 24 orët e fundit tërhiqen emrat e njohur si Andjur Olldashi e Ervin Bushi duke dalë në skenë emri i Gentiana Cakranit pa asnjë konkurent përballë.  Me konsesus votuesit në sallë ranë dakort që gentiana cakrani të jetë kryetare e PS bashkia Fier

Comments