INA TOSKA – Vajza me aftësi të kufizuara, letër babit – ‘Je super heroi im’

Fier  – Ina Toska është një vajzë me aftësi të kufizuara, por ajo ka një pasion atë të fotografes që e dashuronë aq shumë sa për asnjë cast nuk e heq aparatin fortografik nga dora. Ajo është shumë aktive në aktivitetet e ndryshme kulturore e artistike që organizojnë institucione të ndryshme

Babai i saj Arturi festoi 55 vjetorin e tij dhe ajo, INA i dërgoi atij këtë letër edhe pse ata jetojnë në një familje, në një banesë.
Ja letra e Inës për babain e saj Arturin e postuar në llogarinë e saj në rrjetin social facebook
Gëzuar 55 vjetori superheroi dhe mbreti im je ti Artur! Mbaj mend kur isha e vogel dhe me pyesinin ke do me shume une pergjigjesha “BABI”. Kur te shoh aq te lumtur dhe qe ne cdo kohe rrezaton miresi dhe dashuri me ben te ndjehem dhe une pafund e lumtur dhe krenare qe jam vajza jote e pare me aftesi ndryshe dhe e ngjaj shume me ty… Une te kam treguar ne cdo moment e jetes qe te dua pafund babi im më i mire ne botë, por sot do doja dicka te vecante te mbushur plot dashuri…. Sepse ne rrugetimin e jetes sime perkrah meje, njeriu qe me ka shoqeruar gjithmone je ti. Ti me mesove se si te ecë, ti me mbajte doren derisa une beja hapat e pare per te ecur. Ti ma mbushe mendjen time me dije, ti me ndihmove qe ta kuptoj rendesin e jetes, ti me mesove se cfare eshte e bukur ne kete jete.. Ajo vajza bene gjithcka qe te ndjehesh krenare per vajze qe ke dhe ke rrit… Ajo vajze qe eshte krenare per ty, per edukate dhe kulturen qe me ke dhene per mbeshtetjen, dashurine dhe perqafimin…. Sdo te hiqja asgje dhe nuk do te kerkoja asgje me shume nga zoti. Gjithe jeten tende po punon per familjen duke punuar pa pushuar asnje dite… Duke na plotesuar cdo deshire…. Duke na dhene te gjitha nevojat qe kemi nevoje…. Duke na dhene te gjitha kushtet… Babi kur un te dal te punoj kur un te behem me familje do ta kuptoj cdo te thote te jesh prinder do te thote te rritesh tre femije. Babi im ka shume fjale per te thene qe nuk mbarojne… Nuk do te mjaftojne kurre fjalet per te shprehur dashurine qe kam per ty. Ndaj ndihem krenare dhe ndjej kenaqesi qe kam nje baba keshu si ty qe kam shume nevoje per cdo gje!! Falenderoj cdo dite Zotin qe me ka bekuar me dy prinder te mrekullueshem, jo se mamin e dua me pak, natyrisht qe dhe ajo ze nje vend te rendesishem ne zemren dhe jeten time, po per ty eshte nje dashuri e pazevendesueshme. Je i pakrahasueshem dhe energjik, plot jete,dhe ne cdo moment rrezaton respekt, dashuri, miresi, vlera dhe sic i thone asaj fjales “Te ka fal Zoti” Energjite e tua jane te pashtershme, nuk ke thene kurre u lodha dhe nuk ke thene kurre jo. Une tani jam e rritur e kam kuptuar qe jeta jote ka qene e mbushur me sakrifica, por fale besimit, punes dhe aftesise tende ke arritur ketu ku je sot, dhe Zoti te kam shperblyer dhe a e di me cfare?? Me thesarin me te cmuar ne bote te ka bekuar duke te dhene nje familje te mrekullueshme, plot jete. Uroj qe te jetosh sa me gjate dhe te shohesh frytet e punes tende te palodhur. Babi te premtoj se nje dite do te bej te ndjehesh krenar per mua, per vajzen tende te madhe qe te do sa e gjithe bota….e çbota them une krahasuar me dashurine qe kam, per ty bota duket shume e vogel. Te falenderoj per gjithcka qe ke bere dhe vazhdon te besh per mua, per cdo gje, per keshillat, mbeshtetjen, buzeqeshjet etj.. Deshira ime eshte per ty qe u bera fotografe e madhe Ina Photography!! Faleminderit qe me ben te kaloj cdo dite me dashuri e buzeqeshje… FALEMINDERIT QE EKZISTON. Mos harro kurre se sa fort te dua babi !!

Comments