Kthehen emigrantët, rritet trafiku rrugor. Policia merr masa shërnguese (foto e video)

Fier – Kthimi I emigrantëve për të festuar Krishtlindjen dhe ndërrimin e viteve pranë familjeve të tyre  në Shqipëri ka bërë që të rritet trafiku rrugor në rrugët hyrse dhe dalëse në qytetin e Fierit në disa orë të vecanta sidomos  paradite 10-12 dhe pasdite 14-16

Aksi rrugor Fier – Levan  është tejet I ngarkuar për shkak se është aksi rrugor që mbledh qarkullimin e automjetev që shkojnë e vijnë në drejtim të Vlorës, Gjirokastrës, Tepelenës, Sarandës, Kakavijës . Edhe aksi rrugor në hyrje të Fierit,  Fier – Berat dhe Fier – Ballsh  është I ngarkuar për shkak të qytetarëve që vijnë në Fier për të bërë psonisje me rastin e festive të fundvitit
Drejtuesit e mjeteve  të pyetur pohojnë se trafiku është I rënduar, duhet të merren masa për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve

Video Player
00:00
00:12
Nga ana e saj  drejtoria e policisë qarkut Fier dhe sektori I policisë së qarkullimit rrugor ka marë të gjitha masat si në hyrje – dalje të qytetit ashtu në brëndësi të tij por edhe në akset rrugor problematik ka ngritur postblloqe për të ndihmuar qarkullimin rrugor që të mos ket trafik. Masa janë marë duke kontrolluar drejtues mjetesh nëse kan përdorur alkool apo jo. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët e ndërrimit të viteve me postblloqe të shumta sidomos në akse rrugor nacional. Nuk ka asnjë tolerim për ata drejtues mjetesh që shkelin rrtegullat e qarkullimit rrugor , ka pohuar  shefi I qarkullimit rrugor në drejtorinë e policisë së qarkut Fier Artan Osmani

Comments