Fier - Ministria e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka inspektuar nga afër punimet për rivitalizimin e qëndrës qytetit naftëtar të Patosit. E shoqëruar nga kryebashkiakia e Patosit Rajmonda Balilaj dhe deputetia e zonës Antoneta Dhima,
Gjermeni ka pohuar se projekti prej 35 milion lek të reja I financuar nga Ministria e Qeveria përfundon në fund të këtij viti. Ky projekt do ti japi më shumë gjallëri qytetit, do ti japi një frymëmarrje të re biznesit, ka pohuar Gjermeni në prononcimin e saj.
Nga ana e saj kryebashkiakia e Patosit Rajmonda Balilaj ka pohuar se është një projekt komplet ndryshe duke I dhënë më shumë akses qytetarëve, këmbësorëve, për ta bërë më shumë atraktive si dhe në ndihmë të biznesit
Pas inspektimit të punimeve Ministria Gjermeni, deputeia Dhima dhe kryebashkiakia Balilaj morën pjesë në ndarjen e disa certifikatëve të pronësisë që ALUIZNI Fier ndau në lagjen Dukas në Patos




Comments
Post a Comment