PATOS – Babai i fëmijëve 3 vjet pa punë, qan në lokal


Fier – Një banor i Patosit tre vjet pa punë edhe pse ka trokitur në cdo derë shteti e privati. Në mes katër rrugësh edhe sot në ndërrim vitesh. Qante në një lokal, pohon Ferdinand Shehaj , një qytetar i Patosit. Pamje mbreslënëse, të trishtueshme , mjerim, trishtim, dhimbje për këtë baba fëmijësh, thotë ai.

Janë pikërisht kto pamje që bën që ai Shehaj të thurte një poezi  të thjeshtë , fjalë të dala nga thellësia e shpirtit.
SHTETAS I MJERIMIT
S,kame lote me te qaje 
Shpresa mu shemb
Me mbetet te prese
Nje dore a nje kembe
Nuk kame me nje pune
Me barkun fle bosh
C,te beka mjerimi
Kerkoj sot lemosh
Ky shtet me braktisi
Me hodhini ne rruge
Askush nuk me pyet
Ne kame uje e buke
Nje kembe do ta prese
A ndoshta nje dore
Do dal e do lype
Me turp e me zore
Nje kembe do ta pres
A ndoshta nje dore
Kepuc zdo me duhen
S,me duhet as ore

Comments