PROTESTA/ Banorët – Nuk shkojmë në votime po ndërtuan impaintin e përpunimit të plehrave në fshat (foto e video)
Fier – Deshton takimi me banoret ne Verri mes tyre dhe studios që ka projektuar ndërtimin e impiantit të përpunimit të plehrave si dhe përfaqësuesve të Ministrisë Mjedisit. Banoret thone se nuk shkojne ne votime po ndertuan impiantin e plehrave .
Perfaqesues te ministrise mjedisit , te studios hartuese kish planifikuar te zhvillone degjesen me banore te fshatit Verri njesia administrative Mbrostar. Degjesa kryhet pasi qeveria ka vendosur qe ne tokat te fshatit Verri do te ndertohet impianti i grumbullimit e perpunimit te mbetjeve urbane , plehrave.
Ne njoftimin e bere thuhet se pervec banoreve jane ftuar te marin pjese edhe perfaqesues te ministrise mjedisit dhe administratori i njesise administrative Mbrostar si dhe kryeplaku fshatit Verri. Perfaqesues nga bashkia nuk ka pasur as administrator I njesise administrative Mbrostar
Perfaqsues te projektit dhe te bashkise pohojne se duan te bejme me dieni banoret se cfare do te ndertohet, kushtet e parametrat teknike
Banoret pohojne se takimi eshte formal pasi punimet kane nisur ne fushen ku do te ndertohet impianti perpunimit te plehrave
Fshati Verri behet nga afro 1500 banore nderkohe qe nga ndertimi ketij impianti preken fshatrat Kallm i Madh, Kallm i Vogel, Verri, Vajkan, Bubullime e Lushnjes pasi eshte 1.5 km large impiantit perpunimit plehrave

Comments
Post a Comment