Pranga 29 vjeçarit, drejtonte motorr pa targa


Fier - Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Elton Beqaj, 29 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën Fier-Berat, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” Fier, është kapur duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha”, pa targë, i pa paisur me leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

Comments