TRE ARRESTIME NË 24 ORË

Fier - Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasit Besnik Alliaj, 36 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier

Në rrugën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, me targë AA 691 OJ, është përplasur mme mjetin tip “Alfa Romeo”, me targë AA 459 SP, me drejtues shtetasin M.P, 39 vjeç, banues në fshatin Vlahinë, Vlorë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret në mjetin tip “Alfa Romeo”, shtetasja A.D, 28 vjeçe dhe fëmija 3 vjeçe, banuese në Vlorë dhe pasagjeri në mjetin tip “Renault” shtetasi E.Z, 40 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e personelit mjekësor.

Nga veprimet e kryera, rezultoi se shtetasi Besnik Alliaj drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, në masën 0.92mg/l.
Ramis Seferi, 56 vjeç, banues në Këmishataj, Lushnje, pasi:

Në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, duke drejtuar mjetin tip “Audi” me targë AA 586 LJ, është përplasur me mjetin e parkuar tip ”Audi” me targë AA 737 KG dhe është larguar nga vendi i përplasjes.

Më pas është kapur nga patrulla e policisë në fshatin Këmishtaj dhe rezultoi se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit.
Bashkim Pula, 41 vjeç, banues në Krujë, pasi:

Në aksin rrugor Lushnje-Berat, duke drejtuar mjetin kamion tip “Scania”, me targë AA 667 MP dhe targë karrocerie AD R628, ngarkuar me gurë mermeri, gjatë një manovre parakalimi me shpejtësi tej normave të lejuara, një gur mermeri ka dalë nga karroceria, ka rënë në rrugë dhe më pas në mjetin tip “Peugeot”, me targë AA 862 SF, me drejtues shtetasin M.I, 29 vjeç.

Për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjerja, shtetasja E.I, 24 vjeçe dhe janë dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit "Peugeot" dhe pasagjerja tjetër, shtetasja D.I, 50 vjeçe, të gjithë banues në Allias, Tiranë, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumave Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

/Policia

Comments