Kryeministri ka folur këtë të dielë pasdite për një “vjeshtë histerie” të “kazanit të politikës” duke lënë kështu mënjanë akuzat ndaj medias, por njëkohësisht duke bërë sikur dosja e Saimir Tahirit, të mos ekzistojë.
Në përgjigje të “komunikimit javor” të kryeministrit ka reaguar këtë mbrëmje në rrjetin social Petrit Vasili.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së shpotit Ramën kur thotë se Shqipëria është varur në degë të fikut, kurse ai vetë rri nën hijen e pemës. Sipas deputetit të LSI-së, kryeministri mund të flasë për vjeshta histerie e politikanë që nuk e lënë të bëjnë punën, por e vërteta është krejt ndryshe. Vasili shkruan se në fakt nuk ka kundërshtarë politikë që nuk po e lënë kryeministrin të punojë, për arsyen e thjeshtë se Edi Rama nuk bën asgjë.


Comments
Post a Comment