Fieraku Bare/ Ja si mbrrita në Madrid

Nga Apolonia te Atletiko Madrid, e së fundmi te Malaga. Keidi Bare, mesfushori i kombëtares shqiptare ka dhënë një intervistë për “Diario Sur”.
I zhveshur nga komplekset, ai ka rrëfyer gjithçka ashtu si e mendon duke treguar se nuk do të kënaqet kurrsesi me kaq. Vazhdon të kërkojë më të mirë dhe për këtë është i bindur se në të ardhmen ëndrrat do të arrijë t’i realizojë.
– Në moshën 15-vjeçare ju debutuat në radhët e Apolonisë. Ka lojtarë të cilët luajnë shpejt, si funskionon aty?
Në Shqipëri funskionon kështu, lojtarët me të mirë debutojnë më shpejt. Unë kam debutuar tek Apolonia e Fierit dhe ka qenë shumë emocionuese hera e parë. Kur e mendoj tani, më duket se një djalë 15-vjeçar nuk është gati të bëjë një hap të tillë në karrierë, në krahasim me një 21-vjeçar.
– Familja juaja a ka lidhje me futbollin?
Po, të gjithë familjarët e mi kanë qenë sportistë. Babai im ishte futbollist, luante në mesfushë dhe karriera e tij ishte brenda Shqipërisë. Edhe ai ashtu si mua luajti me Apoloninë. Ndersa daja im luan për momentin tek Ferizaj, por ai luan si një mbrojtës i krahut të majtë edhe e nisi si qendërmbrojtës.
– Ju keni vetëm një emër dhe një mbiemër?
Po, unë mbajë mbiermin e babait dhe emri im nuk është i përsëritur.
– Ju keni lindur në Fier, çfarë ka tërheqëse ai qytet?
Është një qytet që mbahet nga ndërtimi dhe nga gazi natyror. Është qytet i vogël dhe i bukur, e them jo sepse jam rritur aty. Gjithashtu kemi 25 minuta larg plazhin dhe afërsisht 1 orë larg kryeqytetin Tiranën.
– Sa ndryshon jeta e Fierit me atë në Malaga?
Të them të drejtën nuk ndryshon shumë. Ne shqiptarët jemi mikpritës ndonëse jemi pak më të ftohtë dhe të sjellshëm se njerëzit e Malagas, kjo sepse nuk kemi kaq diell sa ka këtu.
– Në dhjetorin e viti 2013 ju kaluat një test të rëndësishëm në Tbilisi (Gjeorgji) për t’u bërë pjesë e Atletiko Madrid, është e vërtetë kjo gjë?
Po, u stërvita për katër ditë në qendrën stërvitore dhe shkova në një test duke luajtur për Atletikon. Gjërat shkuan për mrekulli dhe u shpalla si një nga mesfushorët më të mirë të turneut.
– Të bësh një provë për Atletikon është e vështirë, kush e mundësoi këtë gjë?
Mustedanagiç, trajneri kroat që kisha me ekipet kombëtare më rekomandoi dhe më ndihmoi që të shkoia aty. I jam shumë mirënjohës për këtë gjë që ka bërë për mua.
– Ai dënim me 9 ndeshje pezullim me ekipin e të rinjve të Atletiko, a mendon se ka ndikuar në mënyrën tënde të sjelljes në fushë?
E vërteta është që kalova shumë kohë, keq për atë çështje. Padyshim, ishin momentet më të këqija të jetës time. Nuk ndjehesha mirë duke u stërvitur dhe as me veten. Nuk e kam të zakonshme të bëj gjëra të tilla dhe u çudita edhe me veten. Jam penduar shumë për atë që kam bërë.
– A kishte ky incident të bënte me largimin tuaj të mëvonshëm nga Atletiko?
Jo, unë po kërkoja diçka të re. Doja një mundësi për të provuar nëse unë vërtet vlej ose jo për të bërë këtë profesion. Prandaj doja të largohesha nga aty.
– Cilat janë ëndrrat që keni për karrierën tuaj?
Një futbollist gjithmonë mendon më shumë, të shkojë sa më larg. Unë nuk kënaqem me pak. Dua të vazhdoj të punoj siç kam bërë tani për të shkuar sa më larg, ky është tipi im.
– Cila është dita juaj më e lumtur në një fushë futbolli?
Kur arrita të debutoja me ekipin e parë të Atletikos, në Kupën e Mbretit. Gjithashtu edhe goli në finalen e “Audi Cup” përballë Liverpulit. Pastaj në debutimin tim si titullar me Malaga pak ditë më parë.
– Çfarë feje keni?
Unë jam kristian. Besoj shumë në Zot. Kur dal në fushë dhe jashtë saj mendoj për të. Në Shqipëri ka kristianë dhe myslimanë, thuajse njëlloj, por kanë marrëdhënie të mira.
– Çfarë është ajo që ju pëlqen më shumë ne Malaga?
Njerëzit dhe karakteri i tyre. Gjithashtu edhe fakti që ka kaq shumë orë diell.
– Mund të na thoni një seri që keni parë së fundmi?
‘La casa de papel’, ‘Peaky Blinders’, shoh shumë të tilla, më pëlqejnë.
– Sa gjuhë flisni?
Shqip, spanjisht, anglisht dhe pak italisht.
– Kë keni idhull në futboll?
Kam pasur shumë. Më pëlqen shumë Iniesta dhe Modriç.
– A ju vunë nën presion kur në etapën tuaj mes akademisë dhe ekipit të parë të Atletiko ju quajtën “dhëndri i Mono Buirgos” nga lidhja me një nga vajzat e tij?
Jo. Unë shkova te Atletiko me këmbët e mia dhe golin kundër Liverpulit e shënova unë, jo Mono Burgos.

Comments