Opozita – Në 16 shkurt derdhemi në rrugë kundër Ramës

16 shkurti është data kur opozita do të zhvillojë protestën e radhes të madhe. Vendimi është marrë sot në mbledhjen  e Kryesisë së PD-së.

Protesta do të nisë në orën 11:00, ndërsa do të paraprihet nga protesta të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Forma e protestës nuk dihet ende. PD kërkon largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie kalimtare për zgjidhjen e krizës politike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Comments