Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, ish-prefektja e Fierit paraqitet në GJKKO


Ish-prefektja e Fierit, Rajmonda Balilaj është paraqitur ditën e sotme në GJKKO. Ajo u pezullua nga detyra si prefekte e qarkut të Fierit pasi akuzohet për abuzim me tendera dhe favorizim të një kompanie në dy raste.

Me 13 mars do të mbahej seanca për verifikimin e masës së sigurisë pezullim nga detyra të prefekte së qarkut Fier, Rajmonda Balilaj por kjo e fundit nuk u paraqit në SPAK. Mësohet se Balilaj nuk ndodhej në Shqipëri pas ajo ndodhej në SHBA. SPAK po heton Balilaj për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim në dy raste, dhe falsifikim dokumantash në kohën kur ushtronte detyrën e kryebashkiakes së Patosit.



Comments